Kuka: Nora si sportiste ishte e vështirë gjatë rritjes së saj drejt titullit më të lartë sportiv 

Xhudo

Kuka: Nora si sportiste ishte e vështirë gjatë rritjes së saj drejt titullit më të lartë sportiv 

Nga: K. G. Më: 26 korrik 2022 Në ora: 18:14
Kuka

Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë në xhudo, është krenar me garuesit e tij.

Kuka tregon disa detaje interesante për xhudisten kampione olimpike, Nora Gjakova (-57 kg).   

“26 korrik 2021, tash një vjet, medalja e tretë Olimpike!

Edhe një e artë. Nora Gjakova kampione Olimpike.

Mrekullia po vazhdonte, bota po mahnitej me xhudon e Kosovës.

Nora si sportiste ishte e vështirë gjatë rritjes së saj drejt titullit më të lartë sportiv në rruzullin Tokësor.

E vështirë për të ndërtuar idetë e mia në xhudon e saj.

Dy vitet e fundit kishte rënë në qetësi dhe nuk ndalej së punuari, hapte sytë në çdo sugjerim, gjatë pandemisë ishte shembull në çdo aspekt.

Bisedoja me Agronin e Fatosin çdo ditë para Olimpiadës ,ju thoja që Nora po performon shkëlqyeshëm në çdo aspekt, s’po flet, s’po komenton, po e ul kokën e po punon shumë!

Triumfoj Nora dhe tashmë Kosova dhe populli shqiptar kishte medaljen e tretë të artë Olimpike!

Dhashtë Zoti të vazhdojmë tutje!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat