​Kelmendi: Jam e lumtur që po çmohet puna e Kukës, veprat e tij flasin vet

Xhudo

​Kelmendi: Jam e lumtur që po çmohet puna e Kukës, veprat e tij flasin vet

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 14:41
Majlinda Kelmendi

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për trajnerin e xhudos Driton Kuka, ishte e pranishme edhe Majlinda Kelmendi, xhudistë e cila nën drejtimin e Kukës u shpall medaliste olimpike dhe kampionet e botës në xhudo.

Ajo u shpreh shumë e lumtur që puna e trajnerit të saj po vlerësohet në Kosovës, derisa tha për KosovaPress se veprat dhe sukseset e panumërta ta arritura në karrierën e tij flasin vetë se kush është Driton Kuka.

Kelmendi: Veprat e Tonit flasin vetë

“Sigurisht që është kënaqësi jashtëzakonisht e madhe duke marrë parasysh punën e palodhshme që e ka bërë Toni si trajner kulminant tani e 10 vite. Më gëzon shumë fakti që puna e tij po vlerësohet dhe po çmohet shumë, ashtu siç duhet edhe besomëni që ish shumë e vështirë të jesh trajner. Kam menduar që është më lehtë, por tani që kam filluar të punoj si trajnere jashtëzakonisht e vështirë dha po ia di Toni se ka hequr tani e 10 vite. Ka qenë jo vetëm trajner, menaxher, psikolog, është ballafaquar me shumë probleme, duke marrë parasysh vendin në të cilin jetojmë edhe nganjëherë njerëzit jo që nuk të ndihmojnë por edhe të pengojnë kështu që prej Kosovës të fitohen tri medalje të arta olimpike si trajner është jashtëzakonisht e madhe, përveç kësaj është zgjedhur edhe trajneri më i mirë në botë, kështu që çfarë të themi, veprat flasin vetë.”, tha Kelmendi.

Ajo foli edhe për rolin e saj të ri si trajnere e xhudos dhe ka thënë se me të nisur këtë profesion, e ka kuptuar se sa punë të vështirë ka pasur para vetes Driton Kuka deri në arritjen e këtyre sukseseve kulminante.

Kelmendi: Tani si trajner po e kuptoj se sa të vështirë e ka pasur Kukan ë këtë punë

“Po shkon mirë, tani është bërë gati një vit kam filluar të punoj si asistente trajnerë, është ende herët të them trajner. Mirë, në fillim ka qenë vështirë, tani kam filluar të adoptohem jam me fat që kam nga kush të mësoj kështu që mirë...Tani janë kushtet shumë më mirë se sa kur kam qenë unë garuese dhe nganjëherë po e ndjejë një xhelozi të vogël se në çfarë kushte kam ushtruar unë e tani çfarë i kanë gjeneratat e reja, por shyqyr prej Zotit kushtet janë të mira, rezultati e ka bërë të veten, infrastrukturën e kemi shumë më të mirë që e kemi pasur.”, theksoi ish kampionja e botës në xhudo.

Bashkë me Majlindën, ishin të pranishme edhe xhudistët tjerë si Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Nora Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat