​Rios Kuka, xhudisti që i sjellë tjetër medalje Kosovës

Xhudo

​Rios Kuka, xhudisti që i sjellë tjetër medalje Kosovës

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 13:08
​Rios Kuka

Sukseset e sportit të xhudos nuk kanë të ndalur.

Fytyra të reja që i kanë hyrë seriozisht këtij sportit po dalin dita e ditës në skenë dhe kjo po dëshmohet më së miri edhe nga Kampionati Ballkanik i xhudos për grupmoshat U21.

Atje, Rios Kuka është shpallur nënkampion në kategorinë 90 kilogramë që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Trajneri Dirton Kuka është shprehur shumë i lumtur me suksesin e tij teksa ka shruar në “Facebook” për këtë sukses.

“Kjo ishte medalja e parë e Riosit në një garë të nivelit zyrtar. Shënoi fitore kundër malazezit dhe bullgarit e në finale humbi nga garuesi rumun. Debora Gjakova e Loris Sharapolli vendet e pesta kurse Gentiola Mani vendin e shtatë. Garuesit tjerë mbetën pa plasman!”, ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat