Driton Kuka tregon për problemin me viza, kërkon nga shteti boshnjak...

Xhudo

Driton Kuka tregon për problemin me viza, kërkon nga shteti boshnjak...

Nga: K.G. Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:22
Foto para një kohe me Ekipin Olimpik para Lojërave Olimpike në Tokio në qytetin e Sarajevës

Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, tregon për problemet që ka që të pajisen me viza për në shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës. 

“Ditë më parë na u desht të anulojmë një garë për fëmijët gjegjësisht atje u mbajt Kampionati Ballkani U13 që u mbajt në Sarajevë!

Arsyeja - procedura të tepërta për pajisje me vizë rrjedhimisht koha e shkurtë!

Pas disa javësh në Sarajevë do mbahet Evropiani U23 dhe mesin e garuesve do jenë edhe Erza, Riosi e Laura pretendentë për medalje!

Prapë procedura e probleme me viza.

Për garuesit e sipërpërmendur kemi aplikuar edhe për Pasaportë Shqiptare për evitimin e problemeve të tilla.
Me shpresë për mirëkuptim nga Qeveria e shtetit tonë Amë!

Me Federatën e Bosnjës kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme por pjesa politike e tyre është ndryshe.
Me shpresë në reflektim të politikës së shtetit Boshnjak por edhe në pritje të përgjegjës pozitive nga Shteti Shqiptar!", -
ka bërë të ditur Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat