Edi Rama: Driton Kuka, djali pejan me një numër të madh rekordesh

Xhudo

Edi Rama: Driton Kuka, djali pejan me një numër të madh rekordesh

Më: 28 mars 2023 Në ora: 19:21
Pamje nga promovimi i librit

Kryeministri shqiptar Edi Rama ishte i pranishëm sot në promovimin e librit  “Kryemjeshtri”, kushtuar rrugëtimit të trajnerit Dritan Kuka, që ka prekur majat botërore të sportit olimpik të judo-s.

Në këtë promovim të zhvilluar në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri ishin të pranishme edhe kampionet olimpike Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Rama tha se “sot këtu prezantojmë librin “Kryemjeshtri” dhe mbi të gjitha të kemi vetë personazhet e librit se këtu natyrisht kryemjeshtri është një personazh, por pa personazhet e tjera edhe mjeshtëria e tij nuk mund të kuptohet”.

“Kam bërë disa detyra shtëpie do të dëshiroja që ta nxisja bisedën duke shpresuar që do të mund të nxjerrim diçka më shumë se çfarë thuhet në libër dhe patjetër duke besuar që përmes kësaj bisede edhe të tjerët do të interesohen se do ta shohin nga më afër këtë histori, e cila në këndvështrimin tim nuk mund të jetë të jesh një mjeshtëri sporti, por më shumë se sa kaq është një histori e jashtëzakonshme pasioni, ambicie dhe këmbëngulje për të realizuar të paimagjinueshmen.

Besoj që vetëm në kohën e Dritonit mund të këtë ekzistuar ambicia për të sjellë në Kosovë medalje ari nga lojërat olimpike”, theksoi Rama.

Kreu i ekzekutivit u shpreh se “pastaj me shumë pak të tjerë kjo ambicie është kultivuar deri sa ka shpërthyer në një sukses të jashtëzakonshëm, nuk them dot tani se është i papërsëritshëm pasi vlera tjetër e shtuar e këtij suksesi përbën forcën e një shembulli që me siguri do të frymëzojë të tjerë dhe pa asnjë diskutim në momente të caktuara, do të sjellë të tjera suksese si rezultat i dhënies së provës se nuk ka asgjë të pamundur kur njeriu shikon me sy hapur një ëndërr dhe ka kurajon, pasionin dhe gatishmërinë t’i shkojë pas asaj ëndrre duke pranuar të gjitha sakrificat, mundimet, rrëzimet, zhgënjimet që janë të pashmangshme dhe duke ia dalë në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat