Pse babai i Majlinda Kelmendit, nuk shkoi në Rio?

Xhudo

Pse babai i Majlinda Kelmendit, nuk shkoi në Rio?

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 21:32
Majlinda Kelmendi

Ismet Kelmenti, të arriturat e së bijës i prezanton me krenari.

Kështu këtij numri të madh të medaljeve që ka fituar Majlinda Kelmendi tash vend duhet t’i lëshohet edhe asaj të artës që e fitoi në Lojërat Olimpike në Rio.

Për këtë ta arritur i ati i Majlindës po ndihet shumë i lumtur.

“Besoj se sa gëzohemi ne gëzohet edhe populli shqiptar sepse ajo s’është bijë vetëm e jona”, ka thënë ai.
Ngaqë ka shumë emocione kur ndeshet e bija, Ismeti tregon se çfarë bënë në këtë periudhë.

“Nga emocionet nuk kam mundur ta shikoj, kam dalë jashtë”, është shprehur ai.

E kur Kampionia të kthehet nga Rio, Ismeti thotë se pret që shteti t’i bëjë një pritje madhështore.

Por përveç suksesit të së bijës, ai thekson se do të gëzohej njësoj edhe sikur Nora Gjakova të triumfonte në Rio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat