Kanë mbërri në Frankfurt dhe po bëhen gati të hipin në aeroplan për të aterruar në Republikën e Kosovës. E kush tjetër, xhudistja Majlinda Kelmendi, kampionia olimpike e cila me trajnerin e saj Driton Kuka dhe delegacionin tjetër po përgatiten për të ardhur në shtetin e tyre, ku po i bëhen një pritje spektakolare. Kush po e ruan medaljen e Majindës? “Me padurim po presim kthimin në atdhe! Majlinda po flenë unë po e ruaj medaljen!”, shkruan përzgjedhësi Driton Kuka.