Gjakova i pafat, mbetet pa medalje evropiane

Xhudo

Gjakova i pafat, mbetet pa medalje evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shtator 2016 Në ora: 17:33
Akil Gjakova

Xhudisti Akil Gjakova (73 kg), anëtar i kombëtares së Kosovës, tregoi paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian për juniorë, që u mbajt në Malaga të Spanjës.  Ai ishte i pafat, pasi që në luftë për medaljen e bronztë pësoi pas 4 minutave nga slloveni, Martin Hojak. Gjakova pa luftë kaloi rrethin e parë, pasi që nuk u përballë me garuesin nga Sllovakia, Martin Becik. Më pas Gjakova qe më i mirë se portugezi, Miguel Alves, duke e mposhtur për 4 minuta, ndërsa në çerekfinale qe më i shkathët se austriaku Christopher Wagner. Në gjysmëfinale Gjakova hasi në rival shumë të fortë, Hidayat Heydarov dhe pësoi për 2 minuta e 32 sekonda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat