Ministri Shala uron Distria Krasniqin për titullin e kampiones evropiane

Xhudo

Ministri Shala uron Distria Krasniqin për titullin e kampiones evropiane

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 18:04
Ministri Shala

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron xhudisten Distria Krasniqi, për kurorëzimin si e para në Kampionatin Evropian U23 në xhudo, i cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Ministri Shala përgëzon xhudisten Krasniqi dhe ekipin e saj për këtë sukses të arritur. Ky rezultat i Distrias është tashmë dëshmi se kemi krijuar vazhdimësi të fitoreve e sukseseve në sportin e xhudos dhe cilësinë që posedojmë si vend në këtë sport. Rezultati i xhudistes tonë është i mirëpritur jo vetëm për ekipin e saj dhe sportin e xhudos, por na gëzon e na bën krenar të gjithëve, u shpreh Shala.

Këtë të arritur të radhës të Krasniqit, ministri e konsideron si një inkurajim që si ministri të punojmë edhe më shumë në përkrahjen e sportistëve në paraqitje sa më cilësore në arenën ndërkombëtare të sportit por edhe të korrjeve të rezultateve të reja.

Ministri Shala tha se, MKRS-ja po punon që të krijojë lehtësira për funksionimin e federatave sportive përmes plotësimit të infrastrukturës ligjore, në kategorizimin e sportit, përkrahjen e talentëve të rinj dhe në masivizimin e sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat