Investim milionësh në Qendrën Nacionale në Pejë

Xhudo

Investim milionësh në Qendrën Nacionale në Pejë

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 11:52
Driton Kuka

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, ka dhënë lajmin më të mirë të mundshëm për Qytetin e Pejës. Investim milionësh për Qendrën Nacionale të xhudos.

“Edhe zyrtarisht, Peja me Qendër Nacionale të xhudos. Pas ndarjes së parcelës në zemrën e qytetit Ministria sot me Komunën dhe Federatën tonë nënshkruan Memorandumin për investim prej 1,5 milionë për ndërtimin e Qendrës Nacionale të xhudos në Pejë!”, shkruan Kuka. 

Në vazhdën e investimeve kapitale në fushën e sportit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Komunën e Pejës, me qëllim të “Ndërtimit të Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë”, në të cilën projekt do të investohen 1 milion e 500 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se ky lajm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për xhudon dhe për Kosovën, për faktin se ky sport, i cili tanimë ka shënuar suksese të jashtëzakonshme ndërkombëtare, me të cilat krenohet Kosova, po bëhet me objekt modern, për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve sportive.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen që i ka dhënë këtij projekti shumë të rëndësishëm për Kosovën, dhe u shpreh se ky është lajm i mirë për gjithë qytetarët e Pejës, meqë ky sport i suksesshëm po bëhet me Palestër Nacionale.

Po ashtu, sot ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Pejës, u nënshkruan edhe memorandumet për rregullimin e disa fushave të tenisit dhe për palestër të sportit për komunitetin, vlera financiare e të cilave është 420 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat