Majlinda Kelmendi e artë, ndërsa Distria Krasniqi fiton medaljen e Bronztë në Paris

Xhudo

Majlinda Kelmendi e artë, ndërsa Distria Krasniqi fiton medaljen e Bronztë në Paris

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 14:41
Majlinda Kelmendi

(E plotësuar) -  Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos në Paris, duke mposhtur në finale xhudisten nga Japonia, Natsumi Tsunoda.

Krenaria e Kosovës në kategorinë deri në 52 kilogramë, ka mposhtur 1:0 Natsumi Tsunoda.

Ky është viti i katërt radhazi që Majlinda triumfon në njërin nga turnet më të rëndësishëm në sportin e xhudos.

Image
 

Kjo ishte atmosfera drithëruese në Paris ku fiton Majlinda

Mbi 15 mijë shikues, ndoshta edhe më shumë ishin në palestrën e sportit në Paris ku triumfoi Majlinda Kelmendi në kategorinë 52 kg. Krenaria e sportit tonë, kampionia olimpike Majlinda shkëlqeu së bashku me xhudisten Distria Krasniqi, kjo e fundit fitoi medaljen bronztë.

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, ka postuar një foto ku shihet atmosfera drithëruese: “Disi e bronztë Majlinda e artë. Të mëdhenj janë Shqiptarët!”.

Image

Meçi i plotë i Majlinda Kelmendit ndaj japonezes Tsunoda

Majlinda ka vazhduar dominimin në xhudon botërore, duke u stolisur sot me një tjetër medalje të Artë

Në finale e Grand Slamit në Paris, Kampionia Olimpike u përball me japonezen Natsumi Tsunoda, që në gjysmëfinale kishte mposhtur Distria Krasniqin.

Kelmendi u treguar e fortë për japonezen, duke fituar kështu medaljen e katërt me radhë të Artë në Paris.

Meçin e plotë të Majlindës ndaj Tsunodas mund ta shikoni në linkun më poshtë.

Distria Krasniqi fiton medaljen e Bronztë në Paris

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.

Xhudistja nga Kosova ka mposhtur me ippon nikoqiren franceze Astride Gneto.

Kjo është medalja e parë për xhudisten Krasniqi në Grand Slamin e Francës.

Krasniqi prek gjysmëfinalen, pritet finale e Kosovës në Paris

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale, aty ku po e pret japonezja Natsumi Tsunoda.

Krasniqi kaloi në gjysmëfinale pak minuta pasi këtë e bëri edhe kampionia olimpike Majlinda Kelmendi.

Dyshja e xhudisteve tona mund të ndeshet në finale në rast se fitojnë gjysmëfinale e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat