Majlinda frymëzim që vajzat e Kaçanikut të merren me mundje

Xhudo

Majlinda frymëzim që vajzat e Kaçanikut të merren me mundje

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2017 Në ora: 19:14
KM Kaçaniku

Është një rast i rrallë, por që e bënë krenarë Kaçanikun, për faktin se ka klubin e mundjes në konkurrencën e femrave! Klubi i parë në Kosovë në mundje për vajza, kjo është diçka për shumëkënd e befasishme, por edhe një mrekulli dhe që pritet në vitet e ardhshme të kemi edhe klube të tjera të themeluara.  Vajzat ushtrojnë me përkushtim nën drejtimin e trajnerit Ferat Ramadani. Sukseset e jashtëzakonshme të krenarisë së Kosovës, xhudistes Majlinda Kelmendi, kampione olimpike, rriten oreksin që vajzat e Kaçanikut të merren me mundje.  Mundja është një sport specifik, por që sipas trajnerit Ramadani po shkon gjithçka sipas planit. Synimi i vashave është që të luftojnë për të arritur suksese dhe në një të ardhme t’i sjellin medalje Kosovës. “Falë suksesit të Majlindës këto vasha merren me mundje”, ka thënë Ferat Ramadani. Në klub ushtrojnë 15 vajza. Ato në mungesë të palestrës sportive në Kaçanik, po zhvillojnë ushtrimet në fshatin Kaçaniku i Vjetër, ndërsa trajneri Ferati që vjen nga Shkupi, me shumë zell e pasion po punon me këtë klub, ku shumica janë femra por ka edhe disa djem të rinj. Biseduam me vashat e reja, që janë kryesisht në shkollat fillore të...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat