Trajneri i Majlinda Kelmendit: Po vonohet ky proces

Xhudo

Trajneri i Majlinda Kelmendit: Po vonohet ky proces

Nga: K. Goca Më: 21 mars 2017 Në ora: 11:00
Kuka me garuesit e tij

Driton Kuka, trajneri i kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendi, si gjithmonë, është njeriu i parë që ngrit zërin me synim që çdo gjë të rregullohet për sportistët e merituar dhe në fakt që të vlerësohen ata që e meritojnë, dhe t’i jepet edhe motivi për sfidat e ardhshme qoftë vendore, qoftë ndërkombëtare. “Kategorizimi i Sporteve ka përfunduar dhe po pritet të kryhet edhe Kategorizimi i Sportistëve...por sivjet shpërndarja e Subvencionimeve për federata të ndahet sipas Kategorizimit përndryshe nëse kjo nuk ndodh atëherë vlera e vet Kategorizimit zhduket!
Jemi në fund të muajit mars dhe në pritje të vlerësimit të secilës federatë veç e veç për punën e sukseset në 4 vitet e fundit për të pa se ku e kanë vendin!
Po mendoj që po vonohet ky proces por me shpresë që do përfundoj këto ditë!
Po shkruaj nga pozicioni i federatës me medalje të artë Olimpike dhe si të tillë dua të trajtohemi assesi ndryshe!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat