Nora shkëlqeu, fitoi të artën në Turqi

Xhudo

Nora shkëlqeu, fitoi të artën në Turqi

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2017 Në ora: 18:15
Pamje nga një duel

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (57 kg) tregoi formë shumë të mirë, e cila në finale arriti të ngadhënjejë ndaj izraelites Timna Levy Nelson. Nora stoliset me medalje të artë në turneu Grand Prix në Antalya të Turqisë. Ajo për katër minuta e mundi rivalen dhe është medalje e dytë e artë brenda kësaj dite pas Distria Krasniqi.

Gjakova e kishte eliminuar për 4 minuta Kseniia Beldiagina nga Kyrkistani, pastaj për 4 minuta e 10 sekonda e mposhti Khulan Tseregbaatar nga Monola dhe në finale u ndeshe me izraeliten Timna Levy Nelson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat