Vazhdon shkëlqimi i xhudisteve tona, tjetër medalje për Kosovën

Xhudo

Vazhdon shkëlqimi i xhudisteve tona, tjetër medalje për Kosovën

Më: 8 prill 2017 Në ora: 23:11
Flaka Loxha

Edhe një xhudiste nga Kosova sot ka rrëmbyer medalje në garat ndërkombëtare.

Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për junior të zhvilluar në Lignano të Italisë.

Lajmin e bën të ditur Federata e xhudos përmes faqes së saj në Facebook.

“Në Kupën Evropiane për Junior në Lignano të Italisë, Flaka Loxha (57kg) u stolis sot me medalje të bronztë, me katër fitore dhe një humbje”, thuhet në këtë faqe.

Kurse në këtë garë nesër lufton edhe Loriana Kuka, por në kategorinë deri 70 kilogramë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat