Hidhet shorti në Kampionatin Evropian, ja më kë takohet Majlinda me shoqet e saja

Xhudo

Hidhet shorti në Kampionatin Evropian, ja më kë takohet Majlinda me shoqet e saja

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2017 Në ora: 17:18
Majinda Kelmendi

Është hedhur shorti në Varshavë për Kampionatin Evropian në xhudo për seniorë.  Xhudistet e kombëtares së Kosovës do të kenë sprova të vështira. Kampionia në fuqi e Evropës e kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi (52 kg), do ta pret fituesen e takimit ndërmjet britanikes Chelsie Giles dhe polakes Karolina Pienkowska.

Distria Krasniqi (52 kg) do ta pres fituesen e sfidës në mes hungarezes Bernadett Keliger dhe polakes Agata Perenc. Ndërkaq, talentja Fjolla Kelmendi (48 kg) do të ndeshet me izraeliten Shira Me Rishony, kurse Nora Gjakova (57 kg) ballafaqohet me polaken Anna Borowska. Talentja Loriana Kuka sfidohet nga garuesja e Bosnjës, Aleksandra Samarxhiq. Akil Gjakova përballet me çekun Jakub Jecminek. Majlinda, Nora, Distria e Fjolla garojnë nesër, kurse të premten Akili e Loriana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat