Nora shkëlqeu, e bronztë në Evropian

Xhudo

Nora shkëlqeu, e bronztë në Evropian

Nga: K. Goca Më: 20 prill 2017 Në ora: 13:34
Nora gjatë një gare

(E plotësuar) - Xhudisja Nora Gjakova (57 kg) u stolis me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian. Ajo në luftë për medaljen e bronztë e mposhti Ivelina Ilieva.

Nora Gjakova do të luftojë për medalje të bronztë, pasi që pësoi humbje në gjysmëfinale nga francezja Priscilla Gneto. Nora do të takohet me bullgaren Ivelina Elieva.

Nora Gjakova shkëlqeu dhe siguroi gjysmëfinalen. Ajo e  mposhti për 1 minutë e 59 sekonda britaniken Bekky Livesey. Ajo në gjysmëfinale takohet me francezen Priscilla Gneto.  Xhudistja Nora Gjakova u shqua në përballje me polaken Anna Borowska. Ajo bëri paraqitje fantastike dhe për 3 minuta e 50 sekonda ia tregoi vendin polakes, në rrethin e dytë të Kampionatit Evropian. 

Nora është kualifikuar në çerekfinale dhe do të ndeshet me Bekky Livesey nga Britania e Madhe. Nora është në formë të mirë dhe synon gjysmëfinalen e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat