Kuka: Dy medalje në ditën e parë të Kampionatit Evropian

Xhudo

Kuka: Dy medalje në ditën e parë të Kampionatit Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2017 Në ora: 19:52
Agron Kuka

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se ky është sukses i madh. Ai është krenar me medaljen e artë të Majlindës dhe të bronztën e Norës. “Dy medalje në ditën e parë të Kampionatit Evropian është sukses i jashtëzakonshëm duke e ditur që konkurrenca është shumë e fortë! Me pak fat edhe Distria do të kishte qenë në mesin e medalistëve por një pakujdesi e vogël i kushtoj të mbetet pa medalje”, tha Kuka. 

Ku ishte çelësi i këtij suksesit? “Puna serioze dhe sistematike është çelësi kryesor por po ashtu jemi shumë me fat qe kemi një rini të shëndoshë dhe vetëm duhet të punohet me ta seriozisht”, ka thënë ai. Si u mirëprit ky sukses në përgjithësi në Varshavë? “Tani më është bërë e zakonshme që himni i shtetit tonë të ri të dëgjohet në garat e mëdha të xhudos, por natyrisht kam marrë urime e përgëzime këtu që nga kryetari i Federatës Evropiane e shumë personalitete tjera nga bota e xhudos”, ka thënë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat