Xhudisti me prejardhje nga Kosova, Andi Artani, shpërthen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është kampion i ri në kategorinë 90 kg, pa dyshim se ky sukses është historik dhe që gëzon kudo që janë e veprojnë shqiptarët. “Të lumtë Andi! Andi Kampion i SHBA-ve në 90 kg!
Andi me Akilin ishin më të talentuarit e klubit të lagjes ‘Asllan Çesma’ në Pejë! Udhëtoj në SHBA që të punoj dhe vazhdoj të stërvis e dje fitoj titullin e Kampionit të SHBA-se”, shkruan trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka. Një sukses i jashtëzakonshëm i Andit, ku shihet në foto me Paul Virtue.