Kuka reagon ashpër në lidhje me Majlinda Kelmendin

Xhudo

Kuka reagon ashpër në lidhje me Majlinda Kelmendin

Nga: Kemajl Goca Më: 30 maj 2017 Në ora: 13:11
Kuka e Kelmendi

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka reaguar në lidhje me kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi.

“Rrjetet Sociale si fenomene negative në performancën e çdo Sportisti që pretendon rezultate Kulminante mbeten sfida ma serioze për çdo garues!

Majlinda mbetet garuese që ka arrit çdo medalje që mund të fitohet në Sport dhe atë të arta!

Ajo nuk humb kohë në fb, instagram, snap apo ndonjë rrjet tjetër sepse nuk ka asnjë llogari të veten të gjitha janë fallco.

Garuesit tjerë të ekipit tim në një hulumtim timin personal dolën që të gjithë me qasje në ndonjë nga rrjetet sociale, disa me emra të vet e disa me emra tjerë por ma shkurt asnjë tjetër s’ka mundur ti bëj ballë presionit për qasje në rrjete sociale! Normalisht kjo jep për të kuptuar që edhe ky fakt tregon pse janë larg Majlindës!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat