Intonohet himni i Kosovës, serbët lëshojnë sallën

Xhudo

Intonohet himni i Kosovës, serbët lëshojnë sallën

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 07:01
Kampionati Ballkanik i xhudos

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Kampionatin Ballkanik të xhudos për të rinj (kadetë U-18), që është mbajtur në Tikirdag të Turqisë.

Në fakt, Kosova i ka fituar katër medalje në këtë eveniment.

Shpat Zeka e ka fituar medaljen e artë, kurse Laura Fazliu, Fisnik Hyseni dhe Erza Muminoviç rrëmbyen medalje të bronzta.

Por, në momentin që do të fillonte për t’u intonuar himni i Kosovës, të gjithë garuesit e Serbisë, që ishin pjesëmarrës në këtë eveniment, dolën nga palestra.

“Turp për ta dhe sportin e Serbisë!”, ka shkruar në Facebook trajneri i xhudos, Anton Cena, njëherësh sekretar i Federatës së Xhudos së Kosovës, i cili ishte po ashtu prezent në Turqi.

“Në fund urime Kryetarit të FXHK-së Agron Kuka, trajnerit Driton Toni Kuka dhe të gjithë atyre që punuan me ta duke mos i harruar edhe familjarët”, ka shtuar Cena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat