Ditë historike për sportistët e Shkupit

Xhudo

Ditë historike për sportistët e Shkupit

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 18:46
Pamje nga pritja e sportistëve

Sporti dhe Shkencat Sportive në Universitetin “Nënë Tereza”. Shkupjanët me dekada e dekada e kanë pritur këtë moment historik për t’ia kthyer shkëlqimin edhe sportit shqiptar në Republikën e Maqedonisë dhe në veçanti në kryeqytetin-Shkup ose Dardan. Me siguri që gjeneratat e mbajnë mend shekullin - XX - dhe shkëlqimin e medaljeve të arit, argjendit dhe bronzit që stolisnin kraharorin e sportistëve shkupjan nga : Shaban Tërstena, Aziz Salihu, Shaban Sejdiu, Sefer Saliovski, dhe shumë sportistë të tjerë të suksesshëm Nexhat Shabani, Enver Idrizi, Nexhemedin Memedi, Nazmi Aliu, Abdulla Memeti, Haxhi Muhamedi. Për fat të keq sportistët shkupjan në shekullin 21 nuk kanë qenë as pak të suksesshëm, nuk kanë fituar as një medalje, e as një titull nëpër arenat e sportive për seniorë.

Sportistët shkupjan nuk kanë patur afër 30 vite as një normë olimpike. Ky fakulteti i Sportit është më kompetent për këso mobilizimi dhe studimi, andaj na qoftë me të mbarë fillimi i saj. Për këtë qëllim, rektorati i Universitetit “Nënë Tereza” Azis Pollozhani sot organizua një takim me sportistët e kësaj gjenerate dhe gazetarët sportiv për të shpalosur bashkë kujtime nga ato ditë si edhe për të diskutuar për format e bashkëpunimit me ta, për suksesin e plotë të këtij programi studimor për studentë dhe sportistët për të ardhmen, shkruan ish mundësi Shaban Tërstena, fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 1984.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat