Trajneri i Majlindës kujton diçka të paharruar: S’kisha fjetur...

Xhudo

Trajneri i Majlindës kujton diçka të paharruar: S’kisha fjetur...

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2017 Në ora: 19:09
Driton Kuka

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, nuk do ta harroi kurrë vitin 2016. Trajneri i kampiones olimpike,  Majlinda Kelmendi, kujton 7 gushtin e vitit të kaluar. “ Mëngjesi i datës 7 Gusht 2016!

Isha zgjuar herët, ora 6 e mëngjesit dhe u nisa për kafe vetëm!

S’kisha fjetur pothuajse aspak për disa net me radhë, foto e dashur e mëngjesit më të bukur për popullin tim pas çlirimit nga okupatori!

Dita e Medaljes së artë Olimpike. Për Mbarë Popullin Shqiptar!”, shkruan Kuka, përcjell gazeta kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat