Tërstena kujton luftën e madhe para 34 vjetësh

Xhudo

Tërstena kujton luftën e madhe para 34 vjetësh

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2017 Në ora: 10:22
Terstena-Mercader, viti 1983

Fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos dhe të argjendtës në Seul në vitin 1988, ish mundësi Shaban Tërstena, kujton një luftë të madhe në Lojërat Mesdhetare, ndërmjet tij dhe  Jean Pierre Mercader. Ja postimi i plotë i Tërstenës: “Lojërat Mesdhetare në Marocco Casablanca 1983.

Luftë e rreptë Tërstena – Mercader. Në finale u përball me mundësin francez, Jean Pierre Mercader, i cili kishte mbështetjen e publikut, natyrisht sepse Maroku njihet si koloni e mëhershme e Francës, dhe lidhje kishin mbetur akoma mes tyre. Pra publik u gjatë gjithë kohës e mbështeste, duke qëndruar në këmbë, me brohoritje dhe duartrokitje frenetike. Por në betejë, Tërstena ishte pa kompromis, edhe sikur të ishin në sallë me miliona njerëz, atij nuk i lëvizte as qerpiku, sepse kishte besim ne vetvete, dhe sigurisht duke u mbështetur në ushtrimet dhe përgatitjet paraprake. Beteja mes Tërstenës dhe Mercader ishte interesante, fund kësaj beteje mbaroi me rezultatin me 4:2 Tërstena shpallet kampion i Lojërave Mesdhetare. 
Në këtë vit, në këto gara shpallet për herë të parë kampion, kurse më vonë edhe dy herë radhazi do të bëhet kampion i këtyre lojërave!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat