Trajneri i Majlindës: Një popull i ndarë në dy shtete, iu gëzua fitores tonë të madhe!

Xhudo

Trajneri i Majlindës: Një popull i ndarë në dy shtete, iu gëzua fitores tonë të madhe!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2017 Në ora: 11:02
Majlinda Kelmendi

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, kurrë nuk do ta fshijë nga kujtesa datën e 7 gushtit të vitit 2016, kur xhudistja Majlinda Kelmendi, u stolis me medaljen e artë olimpike në Rio 2016. Majlinda i solli medaljen e parë të artë shtetit të Kosovës, duke e bërë të lumtur tërë kombin shqiptar, që sot e asaj dite flasin me krenari për trimëreshën tonë.

“Sot një vit në Rio De Janeiro u përmbush misioni im jetësor!

Historia e Popullit tim u shkrua me shkronja të arta në Lojërat e para Olimpike për shtetin tonë të ri, një popull i ndarë në dy shtete dhe që jeton anembanë Botës ju gëzua fitores tonë të madhe!

Ndjenja e të bërit krenar Popullin shqiptar është e veçantë, e papërshkrueshme me mijëra njerëz që kemi takuar pas Rios me lot në sy na kanë përshendetur!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat