Vashat më të forta të Kosovës apo që merren me mundje

Xhudo

Vashat më të forta të Kosovës apo që merren me mundje

Nga: K.Goca Më: 17 gusht 2017 Në ora: 13:34
Mundëset e Kosovës

Pa dyshim se njihen si vashat më të forta të Kosovës në sportin e mundjes! Të merresh me mundje nuk është e lehtë për një vajzë. Gjithsesi xhudistja Majlinda Kelmendi, kampionia olimpike, ka qenë si frymëzim që këto vasha sot janë mundëse. “Përfaqësuesja e Kosovës ne mundje për femra do të merr pjesë në Kampin përgatitor të mundjes për femra dhe në Turneun ndërkombëtar që do të mbahet në Katunce të Bullgarisë nga data 17-25.08.2017.

Pjesë e këtij kampi do të janë shumë shtetet si Maqedonia, Turqia, Rumania, Moldavia etj. Pas përfundimit të kampit po në të njëjtin vend do të mbahet Turne ndërkombëtar. Kampi dhe Turne në Katunce të Bullgarisë do ju shërbej mundëseve te Përfaqësuese së Kosovës për të fituar përvoja për sfidat qe i presin në muajit në vijim. Trajneri Ferat Ramadani për te qenë pjesë e këtij Kampi ka selektuar këto mundëse: Diellza Gashi, Njomza Krasniqi, Venera Asllani, Elvira Krasniqi dhe Romesa Krasniqi”, bëhet e dirur nga FMK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat