Majlinda pa medalje, pësoi nga braziliania

Xhudo

Majlinda pa medalje, pësoi nga braziliania

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2017 Në ora: 10:51
Majlinda Kelmendi

(E plotësuar) - Majlinda humbi në repezash për medaljen e bronztë nga braziliania, Erika Miranda.

Majlinda bëri luftë të fortë ndaj japonezes, Ai Shishime. Plot 8 minuta e 30 sekonda, luftë që nuk mbahet mend, por japonezja triumfoi.

Majlinda e pandalshme, tejkalon edhe francezen Amandine Buchard, duke e mundur për 4 minuta. Ajo kualifikohet në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror. Majlinda do të ndeshet me japonezen Ai Shishime.

Majlinda kualifikohet në çerekfinale, e cila dy minuta e 10 sekonda para kohe e fitoi sfidën ndaj italianes, Odette Giuffrida. Italiania u diskualifikua me vendim të gjyqtarit.

Majlinda Kelmendi triumfoi me ippon ndaj zviceranes Evel Tschopp. Ajo e dyteroi zviceran të dorëzohet një minuta e 6 sekonda pa përfunduar ballafaqimi. Majlinda do të ndeshet me italianen Odette Giuffrida.

Gjithçka është e qartë, kampionia olimpiken, xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg) do të ballafaqohet me zviceranen Evel Tschopp, në kuadër të rrethit të dytë të Kampionatit Botëror në xhudo, që po mbahet në Budapest. Zvicerania kaloi rrethin e parë, duke e mposhtur Aerim Kwon nga Koreja e Jugut.

Majlinda është favorite e madhe, ndërsa së shpejti edhe Distria Krasniqi do të mësojë rivalen e saj. Majlinda synon titullin e tretë rresht të Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat