Xhudisti Akil Gjakova hasi në kundërshtar shumë të fortë, kësisoj u eliminua nga garuesi azerbajxhanas, Rustam Orujov.
Azerbajxhanasi shënoi fitore me ippon, duke eliminuar Gjakovën në rrethin e dytë nga garat e Kampionatit Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Duhet theksuar se Gjakova në rrethin e parë e kishte gjunjëzuar me ippon spanjollin Javier Ramirez.