Driton Kuka kujton heronjtë e sportit: Sportin mos e politizoni as mos e injoroni

Xhudo

Driton Kuka kujton heronjtë e sportit: Sportin mos e politizoni as mos e injoroni

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shtator 2017 Në ora: 10:59
Driton Kuka, Majlinda Kelmendi e Izet Deçani

Nuk harrohen dhe as që guxojnë t’i harrojmë njerëzit që kontribuuan madje sakrifikuan jetën në kohën e okupimit për të mbajtur gjallë sportin e Republikës së Kosovës. Vitet e 90-ta ishin vitet e sakrificës e të rezistencës ndaj pushtuesit serb.

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, apo siç njihet si trajneri më i mirë shqiptar,  që e bëri Majlinda Kelmendin xhudiste të përmasave botërore dhe kampione olimpike. “Po e ripostoj statusin dhe foton e para një viti si obligim moral për gjithë ata që mbajtën Sportin gjallë në kohën e okupimit. Heronjtë e pavarësisë së sportit! Pavarësimi i Sportit të Kosovës vitet e 90 ishte një ndër shtyllat e rëndësishme të rezistencës, vetëm ne që kemi qëndruar në Kosovë dhe kemi vepruar në ato kohëra e kuptojmë rëndësinë e pjesëmarrjes për shtetin tonë të ri në arenën ndërkombëtare.

Shumë dëshmor të Botës së sportit kanë dhënë jetën për liri e shumë të tjerë kanë mbrojt vendin edhe gjatë luftës e sot jetojnë dhe gëzojnë frytet e lirisë së fituar, liria ka pas çmim të shtrenjtë, pjesë të mirë të çmimit kanë paguar njerëzit e sportit ndër dekada!

Sportin mos e politizoni as mos e injoroni, fal sportit sot Bota shqiptare qëndron kryelartë, fal Sportit sot jemi kryefjala për pozitivitet në çdo instancë politike me nivel në Botë!

Sportistët e Kosovës e Shqipërisë por edhe Shqiptar të tjerë anembanë Botës janë pjesa më e ndritshme e popullit tonë!

Foton e vendosa për respekt ndaj Izet Deçanit njeri që dha shumë për xhudon gjatë okupimit!

Respekt shumë për krejt njerëzit që punuan e vepruan për Sportin e Kosovës gjatë okupimit!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat