Kuka: Loriana ishte e pafat

Xhudo

Kuka: Loriana ishte e pafat

Nga: K.Goca Më: 17 shtator 2017 Në ora: 12:56
Loriana Kuka

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka, ka qenë e pafat në Kampionatin Evropian U-21. “Për vetëm 20 sekonda lëshoj medaljen e bronztë nga dora kur ishte bindshëm më e mirë se Italianja Bellandi! Kampionati Evropian U-21 në Maribor ishte garë e pafat për ekipin e në veçanti për Lorianën! Shënoj dy fitore mandej pësoj humbje dhe në luftë për medalje të bronztë ishte shumë pafat! Plasmani i saj në vendin e 5-të në Evropian është rezultat solid dhe realisht ajo besoj që do jetë kandidate serioze për Normë Olimpike në Tokio 2020! Erza, Flaka e Laura shënuan nga një fitore por mbetën larg zonës së medaljeve, por të gjithat janë shumë të reja dhe premtuese!”, ka thënë Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat