Një traditë që vazhdon në Studeniçan...

Xhudo

Një traditë që vazhdon në Studeniçan...

Nga: Shaban Tërstena Më: 18 shtator 2017 Në ora: 13:24
Shaban Tërstena

Debate

Isha mysafir special në Komunën e Studeniçanit nga Maqedonia, ku Shoqata Qytetare "AKSI" po vazhdon për të organizuar manifestimin ndërkombëtarë kulturoro-sportiv mundje tradicionale (pehlivana). Një traditë që vazhdon si çdo vjet brez pas brezi nëpër fshatra dhe qytete nga fshati Studeniçan, Shkup dhe prej Gostivar, Kërçovë, Shtip dhe nga Prilepi.

Kjo traditë e cila tash në Komunën e Studeniçanit ngërthen në vete jo vetëm sportin por edhe elemente tjera etno kulturore shqiptar, maqedon dhe turke, ku pehlivanllëku si traditë ka marrë përmasa serioze dhe popullata lokale e pret me padurim këtë manifestim, që bashkon njerëzit nga të gjithë anët e Ballkanit, ku sot kishin ardhur edhe nga Turqia, Shqipëria, Bullgaria, Kosova dhe nga Greqia.

Në këtë manifestim sportiv të gjithë kategoritë e pelivanave kanë rastin të takohen dhe me entuziazëm të theksuar t'i përcjellim duelet ndërmjet bash Pehlivanave, të cilët publikut i dhurojnë një spektakël të mirëfilltë.

Meqë ky manifestim kulturoro-sportiv është trashëguar brez pas brezi, ai vazhdimisht pasurohet dhe bëhet më tërheqës për publikun dashamirës të mundjes tradicionale popullore. Kjo trashëgimi shpirtërore mbetet si visar i popullit të këtyre trevave, të cilët me shpirtin e tyre fisnik, me bujarinë dhe zemrën e hapur, këtij lloj sporti i japin vlera edhe më të veçanta, sepse e shndërrojnë në një ideal sportiv, i cili edhe në të ardhmen do të jetë sinonim i popullit të kësaj ane. Të gjithë mysafirët në këtë festë të fshatit që së bashku me publikun e mrekullueshëm i shijuam momentet e bukura të këtij evenimenti.

Ju lumtë, Ju lumtë Komunën e Studeniçanit nga Maqedonia për super organizimin e manifestimin ndërkombëtarë kulturoro-sportiv..

Autori është ish mundës i mirënjohur, fitues i medaljes së artë olimpike në vitin 1984, fitues i medaljes së argjendtë në Seul, po ashtu ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1982 dhe medaljen e artë në Kampionatet Evropiane në vitin 1984 dhe 1990.

Shkrimi është marrë në faqen e facebookut të Tërstenës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat