Ne e donim të gjithë Kosovën e lirë dhe secili në forma të ndryshme dhamë kontributin për ta fituar atë liri, anipse na kushtoi shumë !
Liria erdhi e bashkë me të edhe mundësia e secilit për t'i dhënë vendit më të mirën e mundshme, sepse bota duhej të kuptonte që ne vërtet e duam këtë tokë e kjo dashuri nuk vdes asnjëherë por vetëm bëhet më e fortë !
Secili nga ne, kushdo që e donte Kosovën , ka vendosur të jetë shërbëtor i vendit derisa të marrë frymë, tani lirshëm -pas lufte !
Aty ku ne tashmë e kemi edhe ndarjen e dy etapave kontradiktore, para dhe pas lufte, unë nuk bëra pushim, nga lufta në liri, ashtu siç e kërkonte rrethana e koha, vazhdova ta dua Kosovën hiç më pak se kokën time dhe për hir të kësaj dashurie, radhita vitet 1999-2017 me punë pa ndalur, gatitu para popullit tim, atij meritorit që i përulem derisa të vdes e padyshim popullit që prioritet ka Policia t'i shërbej !
Ndonëse nuk ishte e lehtë aspak por nuk ishte e pamundur, andaj vendosmërinë për të përfaqësuar Policinë e Kosovës sa më denjësisht, kudo që do të shkelte këmba ime ,e bëra realitet !
Harroja vështirësitë kur thirrej emri im si Polici e Kosovës e të gjithë me apo pa dëshirë duhej të duartrokisnin rezultatin !
Harroja çdo pengesë për ta çuar dëm synimin tim, atëherë kur ulja kokën me modesti njëjtë sikur që i jam përulur popullit tim, e mbi qafë viheshin medaljet e fitores !
Padyshim që nuk do të ndalem ,sepse me takon që të jem Policia Kampione...
Autori është xhudist kampion i botës për veteran dhe trajner i klubit të xhudos Polici nga Prishtina