Babai iu dënua me burgim të përjetshëm në Maqedoni, xhudisti i Kosovës tërhiqet nga gara e rëndësishme

Xhudo

Babai iu dënua me burgim të përjetshëm në Maqedoni, xhudisti i Kosovës tërhiqet nga gara e rëndësishme

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 23:14
Shpat Zeka dhe Driton Kuka

Shpat Zeka do duhej të ishte pjesë e grupit të xhudistëve kosovarë që do të jashtë vendit për të marrë pjesë në gara ndërkombëtare këtë fundjavë. Por, 18-vjeçari që është kampion ballkanik, nuk do ta përfaqësoj Kosovën në garën e ardhshme.

Ai është lënë jashtë listës së përfaqësueses së Kosovës në xhudo për këto gara, me vendim të trajnerit Driton Kuka.

Arsyet pse Shpat Zeka do të mbetet në shtëpi gjatë ditëve të ardhshme, lidhen me vendimin që u mor dje për rastin Kumanova në Maqedoni – ku u dënuan shtatë pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. Në mesin e shtatë të dënuarve ishte edhe Val Zekaj, babai i Shpatit.

“Shpati është desht sot të udhëtoj në gara por ai skishte forcë kësaj radhe mu lut ti jap pushim. Edhe baba i Shpatit padrejtësisht u dënua dje dhe atë me dënimin ma të rëndë është shok i imi i rinisë Vali u dënua ai me shokët padrejtësisht në gjykimin e Kumanovës”, tha Driton Kuka, trajner i përfaqësueses së Kosovës në xhudo.

Kuka e vlerëson lartë Shpat Zekën. Thotë se djali i Val Zekës ishte sportisti që i solli medaljet më të çmuara Kosovës, në vitin 2017.

“Shpati Zekaj sivjet ishte sportisti me medaljet më të çmuara për popullin tonë, Kampion Ballkanik e medalist i Kampionatit Evropian pêr të rinj”, deklaroi Kuka.

Shpat Zeka konsiderohet e ardhmja e xhudos kosovare në konkurrencën e meshkujve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat