Tronditëse, mundësi shqiptar thyen shtyllën kurrizore

Xhudo

Tronditëse, mundësi shqiptar thyen shtyllën kurrizore

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 18:33
Mundësi shqiptar thyehen shtyllën kurrizore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kampionatin Ballkanik të të rinjve U-17 në mundje, që po zhvillohet në Slloveni. “TCh” raporton se mundësi shqiptar Leonardo Frrokaj humbi ndjenjat gjatë garës, pasi dëmtoi dy vertebrat e shtyllës kurrizore.

Menjëherë Federata Botërore e Mundjes dhe organizatorët i erdhën në ndihmë sportistit shqiptar, të cilin e transportuan me helikopter në Lubjanë, ku i është nënshtruar një operacioni për rreth 4 orë.

Për momentin situata shëndetësore mbetet e rëndë, me 17-vjeçari që qëndron në gjendje kome deri në ndërhyrjen tjetër, me të cilën mjekët po përpiqen që t’i rikthejnë frymëmarrjen natyrale dhe lëvizjen e gjymtyrëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat