Akil Gjakova i pafat, mjaftohet me medaljen e argjendtë pas humbjes në finale - Bota Sot
Akil Gjakova i pafat, mjaftohet me medaljen e argjendtë pas humbjes në finale

Xhudo

Akil Gjakova i pafat, mjaftohet me medaljen e argjendtë pas humbjes në finale

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 17:09
Xhudisti, Akil Gjakova

Xhudisti, Akil Gjakova i ka sjell një tjetër medalje evropiane shtetit të Kosovës.

Xhudisti ynë mjaftohet vetëm me medaljen e argjendtë, pasi ishte i pafat në duelin final me rusin Saian Ondar.

Gjakova humbi në finalen e kategorisë nën 73 kg, të Kampionatit Evropian U-23, i cili po mbahet në Podgoricë.

Deri tek medalja e argjendtë, Akili arriti pas fitoreve ndaj Lukas Vennegold të Gjermanisë, Telman Valiyev të Azerbajxhanit dhe në gjysmëfinale mundi moldavin, Cornel Andries.

Një ditë më parë, medaljen e artë e fitoi edhe xhudistja e njohur Distria Krasniqi, në kategorinë nën 52 kg.

Ndërkohë, xhudistet tjera, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu pësuan humbje duke u eliminuar.

Xhudistja Kuka në kategorinë 70 kilogramë u mposht nga holandezja, Hilde Jager, për shkak të tri vërejtjeve të marra nga gjyqtarët.

Komiteti Olimpik i Kosovës i ka përgëzuar suksesin tjetër madhështor të xhudos, duke iu uruar suksese në rrugën drejt fitimit të normës olimpike Tokyo 2020. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test