Ditë e madhe për Kosovën, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të arta në Hagë

Xhudo

Ditë e madhe për Kosovën, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të arta në Hagë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 17:19
Distria Krasniqi

(E plotësuar) - Pas Distria Krasniqit edhe zhudistja Nora Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix – Hagë.

Në kategorinë 57 kilogramë, Gjakova në finale e mposhti gjermanen, Theresa Stoll.

Distria e artë, deklasoi spanjollen

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kg në turneun prestigjioz “Grand Prix” që u mbajt në Hagë të Holandës. Distria u dëshmua superfuqi në finale, e cila për 34 sekonda e mposhti Estrella Sheriff Lopez nga Spanja.

Distria ka qenë e fuqishme saqë spanjollen e ka tronditur, duke mos i lënë asnjë mundësi që ajo të befasojë. Distria e menaxhoi luftën me mjeshtri dhe e kreu punën për pak sekonda.

Distria dëshmoi formë të jashtëzakonshme dhe i shkatërroi një nga një rivalet. Ajo për të arritur deri në finale kishte hequr qafesh tri rivale, si Julie Kemmink nga Holanda, Urantsetseg Munkhbat nga Mongolia, pastaj Agata Perenc nga Polonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat