Xhudistet Distria Krasniqi (52 kg) dhe Nora Gjakova (57), dëshmuan fuqinë e tyre në turneun prestigjioz ‘Grand Prix’ në Hagë të Holandës. Trimëreshat tona treguan cilësi dhe stolisen me medalje të artë. Sukses i jashtëzakonshëm dhe këto trimëresha i sollën dy medalje të reja shtetit të Kosovës. Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë 52, e cila në finale për 34 sekonda e mposhti Estrella Sheriff Lopez nga Spanja.
Ndërkaq, Nora Gjakova shkëlqeu, e cila në finale u përballë me gjermanen Theresa Stoll dhe ia doli ta shkatërroi me lehtësi. Një sukses i madh që e bënë të lumtur edhe përzgjedhësin e kombëtares së Kosovës, Driton Kuka.
Ai tha se vashat treguan klas të lartë. Distria dhe Nora fituan pikë maksimale në ranglistën botërore. “Secila i fiton nga 700 pikë. Realisht kam pritur medalje, por sot dyja kanë treguar klasë dhe nivel shumë të lartë”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.