Ja qëlluan për Majlinda Kelmendin e Ipponin, ja çfarë fituan

Xhudo

Ja qëlluan për Majlinda Kelmendin e Ipponin, ja çfarë fituan

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 14:32
Kuka në mes

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, kishte bërë një pyetje interesante për të gjithë. “Një pyetje, kush përgjigjet saktë e ka një dhuratë të Klubit IPPON nga Peja. 
Sa medalje nga Kampionatet Evropiane për kadetë, juniorë, U-23 dhe seniorë i ka fituar klubi ynë prej mbas luftës është fjala?! “Drin Lleshi edhe Visar Meraku fituesit e dhuratave!
Klubi i xhudos Ippon Peja ka fituar gjithsej 22 medalje në Kampionatet Evropiane!
Majlinda Kelmendi 6 të arta një të bronztë.
Distria Krasniqi 2 të arta 4 të bronzta.
Nora Gjakova 1 e artë 3 të bronzta.
Akil Gjakova 1 të artë,1 e argjendtë 1 të bronztë.
Shpat Zekaj 1 të bronztë.
Laura Fazliu një të bronztë!
Gjithsej 22 medalje nga Kampionatet Evropiane prej kadet deri në seniorë!
Dikur ka qenë boksi që ka pas shumë medalje por xhudo tashmë është Sporti me sukseset më të mëdha në shtetin tonë i të gjitha kohërave në Sportet Olimpike!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat