Humb Distria Krasniqi, por ka një mundësi tjetër për të fituar medalje - Bota Sot
Humb Distria Krasniqi, por ka një mundësi tjetër për të fituar medalje

Xhudo

Humb Distria Krasniqi, por ka një mundësi tjetër për të fituar medalje

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 12:23
Distria Krasniqi

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është mposhtur nga rusja Kuziutinia në çerekfinale të World Judo Masters, i cili është duke u zhvilluar në Shën Petersburg të Rusisë.

Kosovarja e ka humbur mundësinë për medalje të artë në këtë garë, por ka shpresa ta rrëmbejë të bronztën përmes repechage.

Ajo u mposht nga rusja Natalia Kuziutina në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në repechange, Krasniqi do të ndeshet me japonezen Natsumi Tsunoda.

Ndërkohë, më herët, Nora Gjakova u eliminua në rundin e parë dhe kështu mbeti pa medalje në tureun e fundit për këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test