Akil Gjakova: Çka me tremb nga udhëtimet? - Bota Sot
Akil Gjakova: Çka me tremb nga udhëtimet?

Xhudo

E diel, 21 tetor 2018

Akil Gjakova: Çka me tremb nga udhëtimet?

Nga: Kemajl Goca Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 12:22
Akil Gjakova

Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova (-73 kg) është sikurse në qiellin e shtatë sidomos që është nënkampion i Evropës për U-23.

“Më së miri kam kaluar në Kampionatin Evropian U-23, ku jam shpallur nënkampion Evropian, ndërsa nuk jam ndarë i kënaqur nga Grand Prix në Hagë, në të cilën jam radhitur i 5-ti dhe nuk kam arritur të fitoj medalje pavarësisht që ka qenë një ndër garat ku jam ndeshur më së miri në vitin 2017”, tha Gjakova.  

Xhudistit fortë i pëlqen udhëtimi me aeroplan. “Zakonisht udhëtimet me pëlqejnë sidomos me aeroplan, por çka me tremb nga udhëtimet, është automjeti, nëse ngasësi është i papërvojë edhe i pakujdesshëm. Prej ushqimit nuk më pëlqejnë shumë perimet”, tregon Gjakova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test