Cena: 30.000 kilometra me veturë në kërkim të përvojës, në kërkim të medaljeve - Bota Sot
Cena: 30.000 kilometra me veturë në kërkim të përvojës, në kërkim të medaljeve

Xhudo

E diel, 21 tetor 2018

Cena: 30.000 kilometra me veturë në kërkim të përvojës, në kërkim të medaljeve

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 16:33
KXH Polici

1. Ky vit që po e lëmë pas, ka sjellë shumë suksese për klubin e xhudos "Polici", e këto suksese vijnë pas tërë mundit, angazhimit dhe punës së pandërprerë që kemi bërë ne si klub. Me mbi 25 pjesëmarrje nëpër gara të ndryshme të mbajtura në Evropë, kemi fituar mbi 90 medalje që shënon numër konkurrues me ato të klubeve të njohura për rreth. Në këtë vit, për herë të parë kemi fituar medalje ballkanike në Kampionatin Ballkanik U15 i cili është mbajtur në Selanik të Greqisë. Xhudisti Dardan Cena arriti të jetë i treti në këtë garë, duke e bërë pjesëmarrjen tonë të parë në kthim me fitore. Në shumicën e garave që kemi marrë pjesë, pjesëtarët e klubit "Polici" kanë dominuar me rezultate duke treguar profesionalizëm të vërtetë. Sikur mos të ishte problemi me vizat, ne kemi pasur mundësi të shënojmë dyfishin e pjesëmarrjeve dhe fitoreve nëpër Evropë, mirëpo shumë sportistë edhepse kanë arritur rezultate të larta, nuk kanë pasur mundësi të dëshmojnë veten nëpër ngjarjet evropiane.

2.Gjatë vitit 2017 kemi udhëtuar drejt 12 shteteve si: Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Austria, Greqia, Bullgaria, Sllovakia, Polonia ,Sllovenia dhe Rumania. Nëse do t'i llogarisnim rrugëtimet në shifra,i bie që kemi bërë 30.000 kilometra. Kanë qenë rrugëtime plot emocione, dëshirë për fitore, pritje dhe vetëbesim, udhëtime të kthyer në festa, gëzime e plot krenari.

3.Udhëtimi më i gjatë brenda vitit 2017, ka qenë ai në Poloni i cili ka zgjatur 2800 kilometra. Përveç rrugës së gjatë,koha për të arritur në Kosovë ka qenë e kufizuar meqë gara përfundoi në orën 17:00 dhe ne është dashur t'i kalojmë 1400 kilometra për të arritur në Kosovë në ora 07:00 në mënyrë që në orën 08:00 të filloja orarin e punës . Kam punuar si zakonisht dhe pas punës, kam vazhduar me ushtrime në klub deri në ora 22:00. Ditë të tilla japin vërtet lodhje sepse të jesh aktiv për 30 orë është ngarkesë ,por kur lodhja ka një shkas atëherë motivi është ai që më mban të jem efikas dhe të përballoj çdo mundim

4. Nga 30 turne qe kemi marre pjese, kemi fituar 94 medalje, 52 te arta, 18 te argjendta dhe 28 te bronzta. Medalja me e rëndësishme e fituar këtë vit është nga Dardan Cena, I cili ne 29.07.2017 ne Selanik te Greqisë, fitoi vendin e trete ne Kampionatin Ballkanik U15 ku ka përfaqësuar Kosovën për here te pare sis shtet. Për sa i përket e kupës me të rëndësishme të fituar këtë vit, ne turneun “Koga” ne Podgoricë jemi shpallur si klubi më i mirë për kadet, ku kemi fituar 3 medalje te arta në atë kategori, duke mundur çdo klub malazez, ndërsa na ka munguar një medalje e artë që të marrim kupën e vendit të parë që të shpallemi klubi më i mirë edhe për pionier të ri. Ndërsa ne Turneun Ndërkombëtar “Adem Jashari” për kadetë dhe seniorë kemi zënë vendin e tretë si klub për nga numri i medaljeve.

5.Janë shumë arsye që na bëjnë të mos zgjedhim udhëtimet me aeroplan. Pritjet nëpër aeroporte, rrugëtimet nga aeroporti me taksi deri tek vendi i garës marrin kohë e ne shpesh kemi të kufizuar kohën duke marrë parasysh që derisa të nisemi në garë, i kemi obligimet tjera në Kosovë që nuk mund t'i anashkalojmë. Pastaj ,shkuarja për gara ka termin të caktuar e ndodh ndonjëherë që pikërisht për kohën e duhur nuk ka zgjidhje të udhëtimit. Mandej , sportistët pjesëmarrës kanë me vete pajisjet sportive, kimonet e gjërat e tjera të nevojshme, gjë që marrin shumë hapësirë numri i madh i valixheve.

6. Klubi ka pasur shpenzime mbi 7000 euro para të gatshme, shtuar edhe përdorimin e dy veturave private për udhëtime. Nëse flasim për përkrahje, them se kjo ka qenë shumë e vogël për të mos thënë fare, duke marrë parasysh volumin e aktiviteteve që ka pasur klubi. Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. kemi marrë një subvencion të vogël i pakrahasueshëm dhe joproporcional me morinë e garave që kemi marrë pjesë dhe rezultateve që kemi arritur.

7.Atëherë,njeriu kurrë nuk është i kënaqur me atë që ka bërë dhe gjithmonë kërkon më tepër nga vetja. Pavarësisht aktiviteteve dhe rezultateve për të cilat folëm, mendoj që do të kishim pasur mundësi të arrijmë edhe me tepër sikur të mos ekzistonin kaq të shprehura pengesat që i përmenda. Në Kosovë përgjithësisht ka të rinj nga të gjitha fushat që po të kishin përkrahje do të dalloheshin në botë, e po këta talentë janë edhe në klubi tonë. E diskutoj si personale sepse unë jam trajner i tyre dhe suksesi i tyre është përgjegjësia ime . Ndërsa nëse flasim për veten time si garues, dua të përmend që kam pasur disa lëndime e si pasojë e tyre, nuk arrita të jem pjesëmarrës në Kampionatin Evropian për veteranë në Kroaci, megjithatë këtë vit arrita të bëhem për herë të tretë me radhë Kampion bote për Polici, Zjarrëfikës dhe Korrektues dhe i treti në botë për Veteranë.

Ne fund unë si kryetrajner i këtyre dy klubeve falemrnderoj gazetaret sportiv, Kompanine Tefik Canga, Kompanine Agrokos Trade Prishtina, Kompania e Printimit Trend, prindërit e dy klubeve si dhe trajnerët Bekim Salihu, Basri Islami, Linda Cena, Arben Cena si dhe ndihmëstrajnerët Dardani dhe Kastrioti, shkruan Anton Cena.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test