Cena ngadhënjeu në Poloni

Xhudo

Cena ngadhënjeu në Poloni

Nga: K.G. Më: 14 janar 2018 Në ora: 13:02
Cena fitues në kategorinë e tij

Xhudisti i talentuar Dardan Cena zuri vendin e parë në turneun e 7-të ndërkombëtar në Bielsko Biela të Polonisë.

“Në këtë turne morën pjesë mbi 1200 garues, nga më shumë se 10 shtete. Dardan Cena është i pari në U-18 (-50 kg), ndërsa Rrezarta Alimi renditet në vend të tretë në U-16 (-52) dhe Florian Gërguri zuri pozitën e tretë në U-14 (-36 kg).

Edhe pse arritëm ti fitojmë tri medalje (një të artë dhe dy të bronzta)  prapëseprapë nuk jam i kënaqur sepse kam pritur më shumë. Megjithatë vazhdojmë me turnet e radhës që janë shumë!”, ka thënë Anton Cena, trajner i KXH Policit nga Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat