Distria, Nora e Akili në Tunizi!

Xhudo

Distria, Nora e Akili në Tunizi!

Nga: K.Goca Më: 18 janar 2018 Në ora: 14:53
Distria Krasniqi

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, konfirmoi se me tre garues do të marrin pjesë në garën e rëndësishme “Grand Prix” në xhudo.

“Nesër, Distria Krasniqi (52 kg), Nora Gjakova (57 kg) si dhe pasnesër Akil Gjakova do të garojnë në garën e parë serioze ‘Grand Prix’ për sivjet! Në Tunizi me garues është kryetari Agron Kuka, kurse ekipi tjetër në Pejë po vazhdon përgatitjet me pjesëmarrje të shumë garuesve nga jashtë.

Presim fillim të mbarë për ekipin tonë nga Tunizi!”, ka thënë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat