Tri medalje të fituara në garën jashtëzakonisht të fortë Grand Prix që u mbajt në Tunizi, është treguesi më i mirë, se viti 2018 do të jetë vit i xhudos! Pas të artës së Nora Gjakovës (57 kg) e të argjendtës së Distria Krasniqit (52 kg), Akil Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë 73 kg. Ky është sukses i madh dhe që nuk matet as me ari, tre garues, tri medalje, një e artë dhe dy të argjendta, nuk peshohet me asgjë.
Gjakova shkëlqeu më çdo luftë por në finale nuk ia doli në përballje
Akil Gjakova
me Zhansay Smagulov nga Kazakistani. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se ky është suksesi më i madh i shtetit tonë deri me tash në Grand Prix. Nora ka fituar 700 pikë në ranglistën botërore, kurse Distria e Akili nga 490 pikë. Tre garues, tre medalje, a është një konfirmim se pas Majlindës po vjen një armatë tjetër që do ta sundon botën? “ Medaljet po flasin! Nora e Disi prapë do të jenë në Top 5 në Ranglisten Botërore, ndërsa Akili do të hyj në 20 të parët, që konfirmon potencialin e tij”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.