Xhudistët nga Kosova ngritën në ranglistën botërore, Distria kalon Majlindën

Xhudo

Xhudistët nga Kosova ngritën në ranglistën botërore, Distria kalon Majlindën

Më: 24 janar 2018 Në ora: 18:39
Majlinda Kelmendi

Distria Krasniqi, Akil deh Nora Gjakova kanë pasur ngritje në ranglistën Botërore të xhudos

Sukseset në garën e fundit Grand Prix të Tunizisë, ku xhudistët kosovarë fituan një medalje të artë dhe dy të argjendta, u kanë shërbyer atyre edhe për ngritje në ranglistën botërore.

Distria Krasniqi kategorinë deri në 52 Kg është ngritur në vendin e katërt, në të cilën kategori është edhe Majlinda Kelmendi, që për shkak të lëndimeve dhe mos pjesëmarrjes në gara ka rënë në vendin e shtatë.

Nora Gjakova është ngritur për një pozitë, duke u renditur në vendin e gjashtë me 3390 pikë në kategorinë 57 kilogramë.

Ndërsa, ngritjen më të madhe e ka pasur Akil Gjakova, i cili është ngritur për 14 pozita, duke u renditur në vendin e 17 me 1465 pikë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat