Guri, një sportist i mundjes klasike

Xhudo

Guri, një sportist i mundjes klasike

Më: 30 janar 2018 Në ora: 14:59
Elis Guri

Elis Guri nga Shkodra është një sportist i mundjes klasike në peshën 96 kg. Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian të viti 2016, që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg. Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″. Si pjesëmarrës për herë të parë në një olimpiadë, Guri renditet në vendin e 8-të, duke shënuar dhe rezultatin e dytë më të mirë të arritur nga përfaqësuesja shqiptare. Por këto nuk kanë qen ë të vetmet suksese që kampkoni shqiptar i mundjes ka  koleksionuar: ai është renditur në vendin e 7-të në Lojërat Mesdhetare “Almeria 2005″, si dhe ka siguruar medalje argjendi në turneu botëror, Trofeu “Milone 2006″.

Elis Guri garoi për Bullgarinë dhe me 13 shtator 2011 merr medaljen e arit në Kampionatin Botëror të Mundjes, në kategorinë 96 kg. Guri u largua nga Shqipëria në 2008-ën, pasi Federata e Mundjes dhe shteti shqiptar, nuk plotësonin disa nga kërkesat e tij.

Edhe pse ju dha mundësia në këtë shtet për t’u zhvilluar profesionalisht, qëllimi i tij final ishte rikthimi në vendlindje. Në vitin 2016, pasi mbylli karrierën si sportist me një numër të jashtëzakonshëm medaljesh dhe titujsh ndërkombëtarë, ai rikthehet të investojë eksperiencën e tij për promovimin e sportit në Shqipëri. 

Rruga drejt suksesit ka gjithmonë hapësirë për përmirësim, ndaj Elis Guri themeloi “PromoSport”, një shoqatë jofitimprurëse, e cila kombinon programet e sportit elitar me platformat bashkohore të marketingut. Zhvillimi i mëtejshëm i një sërë kategorish sportive, mbështetja e brezit të ri me programe dhe iniciativa të ndryshme janë dy nga synimet kryesore të tij.

“PromoSport” ka ideuar eventin e parë në mbështetje të sportit, të quajtur “Gold Arena Boxing Night”, e cila do të shfaqet me 8 shkurt, në orën 19:00, tek Kompleksi Dinamo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat