Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris të Francës.
Xhudistja jonë ka mposhtur në repesazh japonezen, Natsumi Tsunoda, në kategorinë -52 kg.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin madhështor të Distria Krasniqit, trajnerit Driton Kuka dhe Federatës së Xhudos së Kosovës.