Akil Gjakova e Distria Krasniqi çmendin me pikët e fituara në Paris! - Bota Sot
Akil Gjakova e Distria Krasniqi çmendin me pikët e fituara në Paris!

Xhudo

E premte, 16 nëntor 2018

Akil Gjakova e Distria Krasniqi çmendin me pikët e fituara në Paris!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 14:58
Distria, Dritoni e Akili

Xhudisti i kombëtares së Kosovës Akil Gjakova (-73 kg) dëshmoi paraqitje fantastike në garën më të fortë botërore, Grand Slam. Trimi ynë fitoi medaljen e artë dhe super pikë për renditjen e përgjithshme botërore, sikurse edhe e bronzta Distria Krasniqi (-52 kg). “Akili fitoi 1000 pikë në renditjen botërore, kurse Disi 500 pikë”, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot”, Driton Kuka, përzgjedhës. Akili dhe Disi, tejkaluan pritshmëritë në garën më të fortë botërore?

Image

“Akili ka bë befasi të madhe, ndërsa Distria është klasë botërore dhe prej saj kemi pritur, por Akili e ka mahnit botën”, tha Kuka. A është Akili në formën më të mirë jetësore? “Rezultati kaq i madh është diçka e jashtëzakonshme. E pabesueshme Grand Slami i Parisit është përveç Botërorit gara më e fortë”, përgjigjet Kuka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test