Xhudistet e kombëtares së Kosovës njohin kundërshtaret për Kampionatin Evropian në Izrael - Bota Sot
Xhudistet e kombëtares së Kosovës njohin kundërshtaret për Kampionatin Evropian në Izrael

Xhudo

E mërkurë, 17 tetor 2018

Xhudistet e kombëtares së Kosovës njohin kundërshtaret për Kampionatin Evropian në Izrael

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2018 Në ora: 16:25
Kombëtarja e Kosovës

Garueset e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg), i njohin rivalet e xhiros së parë për Kampionatin Evropian në xhudo, që mbahet nga dita e nesërme e deri të shtunën në Tel Alviv të Izraelit. Nora Gjakova ndeshet me Ichinkhorloo Munkhtsedev nga Azerbajxhani, Loriana Kuka do të takohet me sllovenen Klara Apotekar, Akil Gjakova në rrethin e dytë me Besi Cedric nga Monaco dhe Distria kualifikohet pa luftë në rrethin e dytë.

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se kësaj radhe mungon kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi (-52 kg). “Mungon Majlinda, e cila ende është në rehabilitim të shpinës. Rehabilitimi shkon mirë dhe besoj se do të jetë e gatshme për Kampionatin Botëror që mbahet në muajin shtator”, tha Kuka. “Të gjithë garuesit janë të përgatitur në mënyrën më të mirë profesionale, dy përgatitje i kanë bërë jashtë vendit, një në Slloveni dhe tjetrën në Hungari dhe sipas plan-programit të trajnerit të kombëtares, Kuka.

Janë të përgatitur, në top formë dhe shpresoj të kenë ditën e tyre. Tani shortin e dimë për të gjithë garuesit. Shorti më i favorshëm është për Distria Krasniqin. Konkurrenca është e fortë dhe gjithë garuesit luftojnë për plasman. Loriana e ka mjaft të vështirë, pasi që në luftën e parë ndeshet me kampionen aktual të Evropës për juniore, sllovenen Apotekar. Loriana është një garuese me perspektiv dhe shpresoj se do të ngadhënjej edhe pse është mjaft e vështirë. Nëse ajo e kalon luftën e parë, mund të takohet me kampionen aktuale të Evropës, francezen Tcheumeo dhe njëherit është medaliste olimpike.

Shpresoj Loriana të ketë  përformancë të mirë sepse për të është kampionati i parë për seniore. Si do që jetë është një përvojë e mirë për të ardhmen e saj. Shpresoj të kaloi garuesen e parë, pra sllovenen dhe lufta t’i marrim një nga një”, thotë Kuka. Atmosfera është e mirë në kampin e kombëtares së Kosovës: “Atmosfera është e mirë, të gjithë garuesit janë të qetë, mjaft pozitiv, nuk e kanë ndonjë brengë sa i përket shortit dhe i njohin kundërshtaret, do të thotë gjithë janë të qetë, vetëm e presim garën e nesërme. Të enjten garojnë Distria e Nora, të premten Akili dhe të shtunën Loriana.  Shumë shpresoj e besoj se nga Tel Avivi do të kthehemi me medalje, nuk dua ta ceki numrin, por nga një deri në katër medalje dhe krejt varet nga dita se si do ta kenë garuesit tanë.  

Akili është në formën më të mirë të mundshme. Me përgatitjet që ka bërë është treguesi më i mirë se është prej pretendenteve për medalje. Këtë garë është kampioni aktual evropian, po ashtu nënkampioni aktual botëror, përveç japonezëve që nuk janë në këtë kategori me Akilin, të gjithë garuesit që janë në Top 10-sh janë pjesëmarrës. Akili është njëri nga pretendentët”. Agron Kuka si kryetar do të ketë edhe disa takime të rëndësishme. “Si kryetar do të takohem në një Gala mbrëmje me kryetarin e Federatës Evropiane të Xhudos dhe atë të Federatës Botërore, si dhe me federatat e ndryshme. Sigurisht se do të kemi takime frytdhënëse dhe federata evropiane besoj se do të na mbështet për kampet olimpike, kur e dimë se Kosovë mungon sparingu për garuesit tanë, vërtet na duhet kjo, për rrjedhshmërinë e përgatitjeve. Shpresoj se mbështetja do të vazhdoj”, tha Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test