Distria Krasniqi (-52 kg) ka siguruar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian Tel Aviv 2018.
Xhudistja jonë mposhti në gjysmëfinale turken, Irem Korkmaz, e cila pranoi tri vërejtje për shkak të pasivitetit, të cilat ua mundëduan Distrias, të sigurojë luftën për medaljen e artë.
Distria në finale pret rusen, Natalia Kuziutina.
Pas pak lufton Nora Gjakova, e cila ndodhet në gjysmëfinale.